Kreu i kompanisë “Emaar”, Mohamed Alabbar, kompani e cila do të ndërtojë portin turistik të Durrësit, në një intervistë për CNN, e cilësoi këtë investim një ëndërr që do të bëhet realitet, ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka gjithë indikatorët pozitivë për të tërhequr investimet e huaja.
Emiratet e Bashkuara po kryejnë një investim masiv prej 2.5 miliardë dollarësh në portin e Durrësit, si pjesë e asaj që Alabbar e konsideron si “Europa e re”.
“’Europa e Re’ është shumë tërheqëse për mua. Kur shoh Shqipërinë, atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin, për ta çuar përpara, dhe si ta them dua që unë të jem i pari që shkon atje. Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 kilometra bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë”, tha ai.
I pyetur nëse ky është fronti i dytë në “Europën e re” pas investimit në Serbi, Alabbar tha se “Po, dhe që atëherë kam qenë në të gjitha këto vende”.
“Rritje ekonomike mbresëlënëse, fuqi punëtore, qeveria që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë”, tha ai.
I pyetur nëse e pengon imazhi që ka vendi në lidhje me korrupsionin, Alabbar u përgjigj se “fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar, për shkak të qeverive të mëparshme, mbase qysh nga para 90-ës dhe është përballur me të, i është dashur të kalojë në këtë fazë”.
“Asgjë nuk bëhet brenda një nate, por ata ia kanë dalë dhe të gjithë treguesit janë shumë pozitivë sipas meje, prandaj po investoj në një projekt të konsiderueshëm dhe jam shumë krenar që jam i pari në këtë aspekt”, tha ai.
Alabbar vlerësoi se “ka shumë projekte rindërtimi që po zbatohen tani dhe shpresoj të mund të kontribuojmë jo vetëm për rindërtim, por të mund të kontribuojmë që Shqipëria të vendoset në hartë dhe të ftojë investitorë të tjerë aty bashkë me ne, sepse sigurisht jemi aty për të investuar, por nëse arrijmë të kontribuojmë e të bëjmë detyrën tonë si qytetarë të mirë dhe të mund të vëmë në pah rëndësinë dhe vlerën e këtij vendi, të qeverisë dhe popullit të tyre”.
I pyetur lidhur me investimin madhështor që do të zbatohet në një sipërfaqe prej 800,000 metrash katrorë, me komplekse banimi, hotele, zyra, model që është zbatuar në Dubai, Alabbar tha se “mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë”.
“Vërtet besoj që kjo gjë funksionon kudo në botë, nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet”, tha ai. /bw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri