Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot me shumicë prej dy të tretave kanë miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat kanë dalë sipas marrëveshjes me Greqinë. Sipas ndryshimeve kushtetuese, emri i ri i shtetit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Krerët shtetëror të Kosovës, kanë uruar Maqedoninë.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Republika e Maqedonisë apo Maqedonia Veriore, siç do të quhet tash, bëri një hap të madh përpara, duke i hapur perspektivë stabilitetit politik.
“Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, vizion dhe vetëdije të lartë, duke votuar për ndryshimet kushtetuese të parapara me Marrëveshjen e Prespës, që shënojnë hapin final drejt ndryshimit të emrit të vendit. Vendimi i tyre nuk ka qenë fare i lehtë, as popullor, por ishte vendim i duhur, i cili tejkalon interesat partiake për shtetin dhe qytetarët. Republika e Maqedonisë apo Maqedonia Veriore, siç do të quhet tash, bëri një hap të madh përpara, duke i hapur perspektivë stabilitetit politik, vazhdimit të reformave dhe integrimit të vendit në institucionet veriatlantike, për t’iu garantuar jetë më të mirë qytetarëve dhe brezave të rinj. Viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën. Vit kur duhet të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Gjithashtu, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përshëndetur ndryshimet kushtetuese për emrin e Maqedonisë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj thotë se një veprim i tillë e dërgon rajonin drejt paqes së përhershme.
“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime.RH”, thotë Haradinaj.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se kjo është një votë historike që dëshmon se dialogu është rruga më e mirë për zgjidhjen e mospajtimeve.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ai ka shprehur urimet për ‘’votën historike’’ që deputetët e Maqedonisë kanë dhënë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Ai ka thënë se kjo votë përshpejton integrimet për shtetin mik po edhe anëtarësimin e mbarë rajonit në BË dhe NATO.
”Urimet më të mira për votën historike që kolegët e mi në Shkup sapo kanë dhënë për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik tonin dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit tonë” ka shkruar Veseli.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit.
Limaj ka thëne se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, me votën e tyre pro marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, zgjodhën rrugën e integrimeve evropiane.
“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese konfirmon të ardhmen evropiane të shtetit tonë fqinj, Maqedonisë Veriore dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, veçanërisht deputetët shqiptarë, të cilët me votën e tyre ishin përcaktues në miratimin e ndryshimeve kushtetuese”, ka shkruar Limaj.
Ai thotë se me votimin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë Veriore, po mbyllet një nga temat e hapura në këtë pjesë të Ballkanit.
E edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Maqedoninë me këtë rast.
“E mirëpres miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Parlamentit në Shkup sot, që hap rrugën që Republika e Maqedonisë Veriore të bashkohet në NATO dhe të ketë një perspektivë të qartë evropiane”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se ky është një vendim historik për shtetin fqinj.
“Unë e mirëpres guximin që të gjithë udhëheqësit kanë treguar të marrin këtë vendim historik sot. Ne si Kosovë e mirëpresim dhe jemi të lumtur që së shpejti të kemi një anëtar të ri të NATO-s në kufirin tonë”, ka shkruar Pacolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
VIDEO që po qarkullon në rrjete: “A jemi LIVE?” – Paralajmëron diçka të madhe për Bajram!

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

ASA Medical Aesthetics vjen më pranë jush me klinikën e re në Prishtinë

Nuk hahet bakllava pa arra: HAJE garanton shije dhe cilësi për Fitër Bajram

Trump mund të ulë tarifat ndaj Kinës për të lejuar shitjen e TikTok

Parashikimi i errët i Bill Gates - vetëm këto tri profesione do t'i mbijetojnë epokës AI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false