Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Fadil Vokrri.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, administratës së FFK-së, ish-futbollistëve të njohur, gjyqtarëve e trajnerëve si dhe grupit të tifozëve “Dardanët”, sot, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Fadil Vokrri, e kanë zbuluar pllakën përkujtimore tek varri i Legjendës dhe kanë bërë homazhe.
Me këtë rast presidenti Ademi është shprehur:
“Sot një vit mbetëm pa një futbollist e mik të pazëvendësueshëm. Ne në FFK mbetëm pa prijësin tonë, i cili ishte kreator i rrugës drejt UEFA-s e FIFA-s dhe do të mbetet në histori si njeriu që e dërgoi Kosovën atje ku janë të gjitha shtetet, si pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit modern. Shumë shokë e dashamirë të tij cilët e patën shok të tavolinës e ndejesë e ndjejnë mungesën e tij”.
“Në këtë përvjetor jemi mbledhur për të bërë homazhe dhe për ta zbuluar pllakën përkujtimore tek varri i tij, që është bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe për të evokuar kujtimet për Legjendën.
“Ne i jemi përherë mirënjohës atij, por edhe të gjithë atyre që sot nuk janë në mesin tonë e që kanë kontribuuar ndër vite të vijmë deri në këtë ditë, sepse futbolli është sport kolektiv dhe gjithmonë ka nevojë të funksionojë si ekip.
“Kështu kemi punuar edhe në kohën e Fadil Vokrrit, i cili si kapiten na ka prirë në rrugën e suksesit si Federatë. Edhe tani me ekip të përbashkët po e çojmë FFK-në dhe futbollin e Kosovës në një stad tjetër, duke arritur rezultate kulmore. Dhimbjen që e kemi përjetuar me humbjen e presidentit Vokrri tani e kemi shndërruar në përgjegjësi dhe krenari për suksese tjera. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, legjendës Fadil Vokrri”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare