"Krenari se si shtatë lojtarë të dal nga Superliga e Kosovës luajtëm startues" - Rrahmani flet pas fitores me Qipron

Sulmuesi Albion Rrahmani ka treguar pas ndeshjes, se si e kanë diskutuar brenda grupit, se si shtatë lojtarë që kanë dalë nga Superliga e Kosovës do të ishin titullar ndaj Qipron. Ai ka shtuar se ndjehet krenar dhe se fitorja 3-0 ndaj Qipros ishte plotësisht e merituar. “Edhe na e kemi diskutuar sepse shtatë lojtarë që kanë dal nga Superliga e Kosovës po luajmë startues. E kemi pasur si temë gjatë ditës, ndihemi krenar që kemi dalë nga Superliga e Kosovës dhe po e ndihmojmë ekipin në objektiva. E merituam dhe i fituam tre pikë”, ka thënë Rrahmani pas ndeshjes.

Sulmuesi në këto dy ndeshje ka treguar se është i gatshëm të mbajë barrën e sulmit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































