Është shfaqur papritmas një raport, ku pretendohet se elita ruse ka filluar të zhgënjehet me pushtetin e Vladimir Putin.
Meduza, një ueb faqe e pavarur e lajmeve me bazë në Letoni, duke cituar burimet e saja afër Kremlinit, shkruajnë se presidenti rus është në fokusin e të pakënaqurve tek elita ruse, të cilët disa ishin mbështetës të luftës por edhe ata të cilët nuk e mbështetën luftën në Ukrainë.
Përderisa dihet për zemërimin tek ata që nuk e mbështetën aksionin ushtarak, raportohet se edhe ata të cilët e mbështetën Putinin kanë shfaqur pakënaqësi me mungesën e progresit të bërë nga ana e Rusisë, dhe raportohet se dëshirojnë një qasje “më të ashpër”.
Figura të mëdha të bizneseve dhe shumë anëtarë të qeverisë, thuhet se janë të pakënaqur me faktin se Putin filloi luftën pa menduar për pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj tyre.
Disa burime afër administratës së tij, thonë se ka filluar që të diskutohet për një të ardhme pa presidentin Putin, dhe thuhet se kanë filluar edhe bisedat e fshehta në Kremlin se cili do mund të jetë pasardhësi i tij, transmeton Telegrafi.
Ndër të tjera këto burime të ueb faqes kanë thënë se në mesin e të pakënaqurve janë edhe prefekti i Moskës, Sergei Sobayin, aleati kryesor i Putin dhe paraardhësi i tij, Dmitry Medvedev dhe zëvendës kryetari i parë i administratës presidenciale, Sergei Kiriyenko.
Në raport thuhet se momentalisht nuk po diskutohet që Putin të largohet nga pushteti menjëherë, dhe nuk po përgatitet asnjë konspiracion ndaj tij, por që lihet të kuptohet se ka filluar të shihet një e ardhme në të cilën Putin nuk do të udhëheqë me shtetin.
“Presidenti ka shkaktuar ngatërresa, por që të gjitha mund të rregullohen pasi që të arrihet një marrëveshje me Perëndimin dhe Ukrainën”, tha njëri nga burimet për ueb faqen.
Megjithatë ueb faqja e lajmeve tha se të gjithë nga burimet e saj, theksojnë se të gjithë ata që janë në fuqi e dinë se Putin mund ta lërë presidencën, vetëm në qoftë se shëndeti i tij përkeqësohet edhe më shumë, duke shtuar se pakënaqësia e zyrtarëve të lartë nuk shfaqet askund, përveçse kur ata bisedojnë me njëri tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë