Ueb-faqet e disa medieve perëndimore kanë qenë në shënjestër të një operacioni pro-rus, që përdor hapësirën për komente për të shtrembëruar opinionin publik.
Kështu thuhet në një hulumtim të kryer në Britani të Madhe, duke shtuar se artikujt e medieve perëndimore kanë marrë shpesh komente në mbështetje të interesave ruse.
Hulumtimi i Institutit të Kërkimeve të Krimit dhe Sigurisë në Universitetin Cardiff thotë se këto komente pastaj janë shpërndarë në mediet në gjuhën ruse dhe janë përdorur si bazë për artikujt, që sugjeronin miratimin e publikut perëndimor për politikat e Kremlinit.
Operacioni, i cili, sipas studiuesve, është në vazhdim e sipër, ka pasur në shënjestër 32 media në 16 vende, përfshirë Washington Post dhe Fox News në Shtetet e Bashkuara dhe Daily Mail, Daily Express dhe The Times në Britani të Madhe.
Po ashtu janë shënjestruar Le Figaro në Francë, Der Spiegel dhe Die Welt në Gjermani dhe La Stampa në Itali.
Taktika është zbuluar këtë vit, por besohet se ka nisur së paku në vitin 2018 dhe se, së voni, është përqendruar në tërheqjen e Perëndimit nga Afganistani.
Ekipi nga Universiteti i Cardiffit thotë se kjo ishte vetëm pjesa e fundit e një fushate të gjatë. Ata identifikuan 242 artikuj ku deklarata provokuese pro-ruse ose anti-perëndimore u publikuan reagime ndaj artikujve të rëndësishëm për Rusinë.
Studiuesit përdorën teknika të njohjes për të analizuar komentet e lexuesve, të cilat sugjeruan se disa llogari po postonin përmbajtje pro-Kremlinit në një mënyrë të organizuar.
Ndonjëherë ata që komentonin akuzoheshin nga të tjerët në faqen e internetit se ishin komentues pro-rus, por në shumicën e rasteve ata nuk përgjigjeshin.
Këto komente më pas u morën nga mediet ruse të cilat morën lajmin origjinal dhe përdorën komentet për të ndërtuar një lajm në gjuhën ruse me një pjerrësi të veçantë që sugjeronte “Britanikët mendojnë X ose Y”.
Këto u lajme u publikuan për të sugjeruar mbështetje të gjerë midis qytetarëve perëndimorë për Rusinë ose presidentin Vladimir Putin. Artikujt do të publikoheshin në Rusi, por edhe në vende të tjera evropiane, veçanërisht në Bullgari, pastaj do të shpërndaheshin më tej në platformat e medieve sociale, përfshirë Telegram.
Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rusinë për përdorimin e medieve sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016 dhe 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Pse Zvicra nuk ka një kryeqytet?

Derisa po e mbante fjalimin Vuçiq, mbështetësit largohen nga tubimi

Krimineli serb nga Kosova që strehohet në Serbi, Zvonko Veselinoviq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Trump ka 90 ditë për të bërë 150 marrëveshje tregtare - si qëndron situata pas një jave me luhatje të forta?

Dy Serbia në të njëjtin vend: Shikoni sa studentë ishin më 15 mars dhe sa ka tani mbështetës të Vuçiqit në Beograd

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4