Tremujori i dytë i këtij viti shënoi rritje të portofolit të kreditimit për sektorin e tregtisë në Shqipëri, ku dominoi huadhënia për hotele dhe restorante.
Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi tendencat e kreditimit, vë në dukje se pesha e kredisë së sektorit hoteleri, turizëm arriti në 38.1%, duke dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e portofolit të kredisë për biznese në tremujorin e dytë të këtij vit.
Zhvillimi i turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, po përbën një nga treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Numri gjithnjë në rritje i turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe të ardhurat e siguruara nga ky sektor po shënojnë trend rritës progresiv, duke sjellë në vëmendje të operatoreve dhe sipërmarrësve të sektorit përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe akomodimit të klientëve turistik.
Ekspertët gjykojnë se shtimi i produkteve bankare dhe likujditeti i sistemit bankar, po i përgjigjet më së miri interesit në rritje të biznesit të sektorit turistik për të rritur standardet e investimeve dhe shërbimeve turistike, duke konverguar kështu në të gjitha drejtimit në një zhvillim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të sektorit turistik në vendin tonë.
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion turistik për vizitorët e huajt, që zgjedhin vendin tonë jo vetëm për të kaluar pushimet por edhe për ta vizituar atë.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, bën të ditur se numri i vizitorëve të regjistruar në sportelet pritës u rrit me 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Ndërsa numri i vizitorëve shtetas të huaj që mbërritën në portin e Vlorës dhe Sarandës gjatë periudhës 1 qershor deri 10 gusht 2016, u rrit në 52 917, kundrejt 44 722 vizitorëve në vitin 2015, bën të ditur MZHE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë