LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vetëm nëntë pacientë me COVID-19 ndodhen në Klinikën Infektive, fillon numërimi drejt zeros

Krasniqi: Vetëm nëntë pacientë me COVID-19 ndodhen në Klinikën Infektive, fillon numërimi drejt zeros

IKSHPK, sot ka bërë të ditur se edhe 28 pacientë janë shëruar dhe vetëm një rast është konfirmuar me COVID-19, në vendin tonë.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 561 persona nga gjithsej 861 të infektuar në total.

Infektologu Valbon Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se vetëm nëntë pacient me coronavirus ndodhen në Klinikën Infektive të QKUK-së.


“Fillon numërimi drejt ZERO-s. Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre. Nga nesër me numër një shifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9)”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej thotë se sot pas 8 javësh betejë me coronavirusin, fillon numërimi drejt zeros.

“Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë. Faleminderit qytetarë për durimin”, ka shkruar në fund Krasniqi.

Deri me tani në vendin tonë ka pasur 27 raste të vdekjes nga COVID-19, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Telegrafi/