Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Krasniqi i uroj atij mision të suksesshëm, duke i shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.


I pari i PDK-së e falënderoi diplomatin britanik, për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit.

“U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, tha Krasniqi.