Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar angazhim nga institucionet e vendit në mbrojtjen e kultivuesve të rrushit.
Krasniqi ka thënë vendimi për masën e përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve i marrë nga Ministria e Tregtisë, ka krijuar situatë të re në tregun vendor.
“Vendimi për masën e përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve, i marrë nga MTI më datë 13.07.2018 dhe në zbatim nga data 18.07.2018, që është marrë duke u bazuar ne Ligjin për Masat Mbrojtëse në Importe, pas hetimeve dhe vlerësimeve te nevojshme, siç parashihen me legjislacionin në fuqi, ka krijuar një situatë të re ne tregun vendor, që potencialisht iu krijon mundësi prodhuesve vendorë, para se gjithash fermerëve tanë, për t’i vendosur ne treg dhe për t’i shitur prodhimet e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Tutje Krasniqi ka thënë se ai e mirëpret këtë vendim, dhe masa mbrojtëse në fjalë do t’i ndihmojë fermerët që të jenë më konkurrues në treg
“Aneksi i vendimit në fjalë liston 21 produkte bujqësore, pemë dhe perime, të cilat kultivohen në vendin tonë. Unë e mirëpres në parim këtë vendim, meqë jemi ne sezonin kur shumica e këtyre produkteve e kanë fazën e vjeljes dhe ne mungese të kapaciteteve të mjaftueshme për ruajtje afatgjate, masa mbrojtëse në fjalë do t’i ndihmojë fermerët tanë që të jenë shume më konkurrues në treg”, ka thënë tutje Krasniqi.
Ai është shprehur i befasuar me mospërfshirjen e rrushit në vendim dhe listën e produkteve që do t’i nënshtrohen masës së përkohshme mbrojtëse.
Ai po ashtu ka thënë se kërkesa kryesore e vreshtarëve është që listës së produkteve të mbrojtura në këtë fazë t’i shtohet edhe rrushi.
“Sidoqoftë, unë jam i befasuar me mospërfshirjen e rrushit në vendimin dhe listën e produkteve qe do t’i nënshtrohen masës së përkohshme mbrojtëse. Për këtë çështje, gjatë javës se kaluar, kam biseduar me vreshtarë të ndryshëm te Komunës së Rahovecit, por edhe të Komunës se Suharekës, dhe kërkesa e tyre, pa përjashtim, eshte që listës se produkteve të mbrojtura në këtë faze t’i shtohet edhe rrushi”, ka thënë Krasniqi.
“Janë mbi 3,500 hektarë me vreshta ne Kosovë dhe me qindra familje që merren me kultivimin e rrushit dhe ata e meritojnë që të kenë kujdesin e institucioneve shtetërore, njëjtë si kultivuesit e kulturave të tjera bujqësore qe favorizohen nga vendimi i përmendur më herët. Andaj, kërkoj nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë që sa më parë të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit për masë te përkohshme mbrojtëse, për të përfshirë edhe rrushin në listën e kulturave bujqësore te cilat adresohen nga ky vendim”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi