Krasniqi: Qeveria i quan “partnerë në negociata”, politikanët që thonë se Kosova është djep i Serbisë
Zëdhënsi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria po vazhdon të jetë kundër Vetëvendosjes dhe kërkesave të saj, ndërkaq Serbinë dhe zyrtarët e saj i quan “partnerë në negociata”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
- VETËVENDOSJE! kërkon bashkim kombëtar - Qeveria e quan nacionaliste;
- VETËVENDOSJE! mbanë flamurin kuq e zi - Qeveria e quan shoveniste;
- VETËVENDOSJE! proteston kundër ndarjes etnike të vendit - Qeveria e quan terroriste;
- VETËVENDOSJE! kërkon Republikë të pavarur nga Serbia - Qeveria e quan shtetrrënuese;
- Politikanët nga Serbia deklarojnë që Kosova është djep i Serbisë dhe që kurrë nuk do ta njohin Kosovën; që do të mbajnë zgjedhje në Kosovë sikur në Serbi, etj. - Qeveria i quan "partnerë në negociata", "të parrezikshëm", etj.




















































