Krasniqi: Qeveria Kurti do të mbahet përgjegjëse për shtrenjtimin e rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar nuk i kanë dërguar komente Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, sepse ato i kemi bërë publike në vazhdimësi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se PDK konsideron se përtej komenteve formale, ZRRE në vendimin e saj duhet të marrë për bazë të gjitha diskutimet publike, qëndrimet politike dhe disponimin qytetar në lidhje me kërkesën për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Si parti politike, në vazhdimësi kemi paralajmëruar se do të ketë krizë energjetike në Kosovë dhe në paraqitjet publike kemi shprehur qëndrimin tonë kundër rritjes së çmimit të energjisë. Për këtë kemi ftuar edhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku i kemi dhënë edhe propozimet tona, si dhe kemi ofruar argumente profesionale përgjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Konsiderojmë se vendosja e bllok tarifave për çmimin e energjisë nga ana e ZRRE është veprim i gabuar që i trajton padrejtësisht shumicën e qytetarëve dhe si i tillë është vendim politik i ndikuar nga Qeveria e Kosovës, që do ta rëndojë edhe më tepër xhepin e qytetarëve të Kosovës”, shkruan Krasniqi.
Lideri i PDK-së thotë se rritja e paralajmëruar nga ZRRE prej 42 për qind në total, e që për shumë konsumatorë do të shkojë në mbi 100%, është e pashembullt, e panevojshme dhe e paarsyeshme.
“Edhe më keq, propozimi i ZRRE nuk i përfshin fare komunat në veri të vendit, të cilat edhe ashtu nuk paguajnë fare energji. Kjo ndarje është e paligjshme dhe e padrejtë ndaj qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës. Përtej kësaj, ky është një rrezik që avancon tendencat autonomiste në veriun e vendit”, vazhdon ai.
Krasniqi thotë se Qeveria Kurti ka përgjegjësi për çdo vendim në lidhje me përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike që do ta marrë ZRRE dhe çfarëdo arsyetimi është vetëm në funksion të ikjes nga kjo përgjegjësi që e kanë, si dhe PDK do ta kundërshtojë çfarëdo vendimi për rritje të çmimit të energjisë në këtë fazë, duke i shfrytëzuar të gjitha instrumentet ligjore në dispozicion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë