LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Me përkushtim maksimal do të jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë

Krasniqi: Me përkushtim maksimal do të jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë
Foto: Ridvan Slivova

Drejtori i porsaemëruar i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), infeltologu Valbon Krasniqi është zotuar se do të angazhohet maksimalisht për të avancuar shërbimet shëndetësore dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do të jenë një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë.

Ai ka falënderuar të gjithë kolegët që e mbështeten në këtë rrugëtim.


Postimi i plotë i Krasniqit:

“Të nderuar qytetarë

Pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK, sot Bordi Drejtues më konfirmoi besimin për të drejtuar institucionin më të lartë shëndetësor në vend.

Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë më rritë ndjenjë e përgjegjësisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira.

Një vit më parë kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 besuam fuqishëm se ne bashkërisht do t’ia dalim. Edhe tani, kur po qarkullojnë variante të reja të këtij virusi, e kemi po të njëjtin besim. Me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do te jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Por jo vetëm kaq: spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Do të avancojmë cilësinë e shërbimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.

I vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidën aspak të lehtë në këtë situatë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Na priftë e mbara”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori