LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Lojtarët e dhanë maksimumin

Krasniqi: Lojtarët e dhanë maksimumin

Prishtina nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në Prizren ndaj Lirisë, mirëpo ata kanë mundur të kthehen me fitore në kryqyetet.

Kështu e vlerëson këtë ndeshje edhe trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, i cili ka lavdëruar lojtarët e tij për dhënien e maksimumit në fushë.

“Me dy rastet e qind për qindta sigurisht ndeshja ishte kryer me fitoren tonë, por ky është futbolli dhe duhet luhet deri në fishkëllimën e fundit”.

“Nuk mund të vlerësoj a ka qenë faull apo ajo në portierin tonë te goli i barazimit, sepse nuk e kam parë, duhet parë xhirimet, por edhe kur t’i shohim, pikët tani më janë shkuar”.


“Megjithatë, mendoj se ka qenë një lojë e mirë në këtë fushë artificiale, që është shumë vështirë, sepse ne nuk jemi adaptuar, por e kemi dhënë maksimumin dhe më me pak fat ndoshta do t’i merrnim edhe tre pikët”, ka thënë Krasniqi pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/