Skuadrat i kanë pasur rastet e tyre, por vendimtar në fund doli të ishte goli i sulmuesit gjakovar, Mevlan Zeka, i realizuar në minutën e 63-të, pasi e shfrytëzoi një mosmarrëveshje në mes të portierit vendës Visar Bekaj dhe mbrojtësit Ardian Ismajli.

“Ishte një ndeshje e fortë dhe dinamike, me plot ritëm. Feronikeli e pati një dominim të lehtë dhe ishte për një nuancë më i mirë".


"Lojën e vendosi një detaj, një gabim i mbrojtjes sonë. Në të ardhmen mund të ketë ndryshime tek ne”, u shpreh pas lojës, trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi. 

telegrafi sport app