Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar me procesin e saj zgjedhor. Ndonëse ende nuk janë bërë zyrtare kandidaturat, disa emra po përfliten si kandidatë për të parin e LDK-së.
Deri më tani nëpër media po qarkullojnë disa emra të anëtarëve të LDK-së, të cilët janë përfolur që do të kandidojnë për të parin e partisë, por deri tash vetëm Lutfi Haziri ka pranuar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të drejtuar LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të partisë.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë për Telegrafin se LDK është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe se sipas tij do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore.
“Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së. Kandidaturat zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së. Për të gjitha zhvillimet do të ju njoftojmë me kohë. LDK është konfirmuar se është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore”, është shprehur ai.
Profesori Milazim Krasniqi, që ishte edhe ndër themeluesit e LDK-së, në një prononcim për Telegrafin theksoi se LDK duhet të zgjedhë a do të jetë parti e vazhdimësisë apo e të ardhmes.
Sipas tij, LDK do të duhej të qartësonte doktrinën e saj politike.
“Fillimisht besoj që LDK duhet të zgjedh dilemën konceptuale se në çfarë drejtimi planifikon të shkojë si parti. Pra fillimisht duhet të zgjedhë a do të jetë parti e vazhdimësisë apo parti e të ardhmes. Unë besoj se me mentalitetin e vazhdimësisë mbas vdekjes së Presidentit Rugova, LDK ka pasur probleme serioze dhe nuk ka arritur ta ruajë vazhdimësinë e një partie të fuqishme dinamike, institucionale, sepse ka pasur fraksionime, turbulenca, rivalitete brenda. Besoj që për realitetet e tashme, LDK-së i vyen një figurë e re me mentalitet të ri, i cili do të ishte adekuat me problemet reale që ka shteti i sotshëm dhe shoqëria. Në këtë aspekt besoj që bashkë me këtë do të duhej LDK ta qartësonte doktrinën e saj politike edhe më shumë sesa që e ka të qartësuar, dhe në këtë mes pastaj vetvetiu do të profilizoheshin figurat e duhura”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se figurat të cilat po përmenden të jenë udhëheqëse të LDK-së janë ricikluar në nivele të ndryshme të udhëheqjeve.
“Figurat që po përmenden personalisht nuk mendoj që ofrojnë zgjidhje serioze dhe afatgjatë për LDK-në. Shumica janë figura të njohura që janë ricikluar në nivele të ndryshme të udhëheqjeve. Kanë ide që janë karakteristike për vazhdimësinë dhe jo për të ardhmen e LDK-së. Prandaj në këtë aspekt besoj që LDK-ja do të duhej të adaptonte modelin e zgjedhjeve një anëtarë – një votë, përmes së cilës do të dilte edhe lideri i ardhshëm i partisë, që do të kishte shkallë më të lartë të legjitimitetit sesa një kryetar, që do të dilte nga kombinimet që bëjnë grupet e interesit, kryetarët e degëve. Janë figura të status-quos, figura të vazhdimësisë, dhe figura që nuk e kanë mentalitetin fitimtar”, ka thënë ai.
LDK tashmë ka shpallur procesin e brendshëm zgjedhor dhe në ditët në vazhdim pritet të shpallen edhe zyrtarisht kandidaturat për kryetar të kësaj partie./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë