Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në takimin e komisionit të MSA-së së bashku me deputetët e parlamentit evropian në Strasburg, ka ngjallë debat mes deputetëve të LDK-së dhe PDK-së.
Ishin deputetët e LDK-së, të cilët përmes një komunikate për media kanë pohuar se papërgjegjshmëria e deputetëve të koalicionit qeverisës, qoj në dështimin e miratimit të konkluzave në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendi të Kosovës.
Në reagimin e LDK-së thuhet se ndër temat bosht të takimit ishte edhe nisma për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara me ç ‘rast deputetët e LDK-së rikonfirmuan qëndrimin se do të vazhdojë të kundërshtojë çdo ide, që ka për qëllim dëmtimin e sovranitetit të vendit dhe të partneritetit me shtetet mike.
Por sipas LDK-së, për shkak të qasjes tërësisht të papërgjegjshme të deputetëve të koalicionit qeverisës, dështoi miratimi i konkluzave të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës.
”Kjo ndodhi për shkak se deputetët e koalicionit qeverisës, kundërshtuan një paragraf të propozuar nga deputetët e parlamentit evropian, i cili u bënte thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë të përkrahin funksionimin e gjykatës speciale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Përderisa deputetët e LDK-së dhe të gjithë deputetët evropianë votuan PËR, ishin deputetët e koalicionin qeverisës që kundërshtuan me çdo kusht këtë pjesë të konkluzave, që rezultoi me dështimin e tërësishëm në procesin e miratimit të tyre. Ky ishte një veprim i paprecedent, sepse në asnjë nga takimet paraprake, Kuvendi i Kosovës dhe Parlamenti Evropian nuk kanë dështuar të arrijnë pajtim”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Por shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi duke iu përgjigjur akuzave të LDK-së, tha se përfaqësuesi i Listës serbe dhe LDK kanë qenë të së njëjtës linjë të mendimit, sa i përket iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe kanë votuar bashkë.
“Por ka pasur një moment kur një nga koleget tanë eurodeputet ka propozuar një amandament me gjuhë mjaftë të ashpër në lidhje me iniciativën në Kuvendin e Kosovës, rreth dhomave të specializuara dhe fakti ka qenë që ne nuk kemi pasur mandat si delegacion, që të marrim një vendim lidhur me këtë çështje, sepse do të ishte krejtësisht e pakuptimtë dhe e padrejtë, që ne të mbanim një qëndrim në Strasburg, pa e pasur një qëndrim në Prishtinë dhe pa u mbledhur kryesia e Kuvendit apo seanca, për ta shqyrtuar një çështje të tillë.
Unë e pash pak më herët që LDK ka nxjerr një komunikatë e cila është me plotë të pavërteta. Nuk është e vërtetë që koalicioni qeverisës ka qenë unanim, përkundrazi, në fakt përfaqësuesi i listës serbe dhe LDK kanë qenë të së njëjtës linjë të mendimit dhe kanë votuar bashkë. Ndërsa të gjithë ne të tjerë, pozitë dhe opozitë kemi abstenuar sa i përket këtij propozimi’, tha ai.
Ai shtoi se nuk ka dëmtim të raporteve mes Kuvendit të Kosovës dhe parlamentit evropian.
“Askush nuk ka absolutisht të drejtë, nëse thotë se ka pasur çfarëdo lloj dëmtimi në raport. Përkundrazi ju do të shihni dhe në ditët në vijim, raporti i Kuvendit të Kosovës me Parlamentin Evropian është i shkëlqyer, siç ka qenë. Do të thellohet në vazhdimësi”, tha ai. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë