Krahu i lirë i punës llogaritet të jetë më i lirë në rajon dhe Bashkim Evropian. Kosto orare mesatare për një të punësuar në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 2.3 euro, rreth 12 herë më e ulët se mesatarja e BE-së. Të dhënat janë marrë nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) dhe Agjencia Evropiane e Statistikave (EUROSTAT) për vendet e tjera të Evropës.
Krahasuar me vendet e rajonit, kostot orare e punës llogaritet të jetë 1.2 euro më e lirë se në Maqedoni, ku një orë pune kushton 3.5 euro. E treta më e lirë për sa u përket kostove është Bullgaria, ku një orë punë krahason 4.9 euro.
Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, kostot orare të punës janë më të larta se 5 euro. Në Serbi, kosto mesatare orare është 5.1 euro, në Malin e Zi 5.3 euro, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë 5.8 euro.
Sipas të dhënave të EUROSTAT, mbi kostot orare mesatare të punës, Evropa Lindore dhe Qendrore, në krahasim me Evropën Perëndimore, janë më të lira. Ato luhaten nga 6 deri në 12 euro ora.
Më pas, për kosto të lirë punë, renditen vendet e Evropës Jugore si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, ku kosto orare mesatare e punës varion nga 15 deri në 30 euro.
Më të larta kostot e punës janë në Evropën Perëndimore, ku mesatarisht punësimi i një personi kushton nga 30 deri në 40 euro ora. Në Gjermani, kostot orare mesatare sipas të dhënave të EUROSTAT llogariten rreth 34 euro, në Francë rreth 36 euro për një orë, ndërsa në Belgjikë është 39.6 euro.
Evropa Veriore ka kostot më të larta se e gjithë pjesa tjetër e Evropës. Në Danimarkë, Islandë dhe Norvegji, ora mesatare e punës kushton mbi 40 euro.
Një i punësuar kërkon në Danimarkë mesatarisht 42.5 euro në orë, po aq edhe në Islandë.
Vendi më i shtrenjtë i Evropës për sa u përket kostove orare të punës është Norvegjia, ku mesatarisht një i punësuar paguhet mbi 50 euro për një orë. /Monitor /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë