LAJMI I FUNDIT:

KQZ vendos për rinumërimin e 115 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 115 kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, ku u mor vendim për ribumërimin e 115 kutive të votimit.

Në këtë mbledhje, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj bëri të ditur se të premten pasdite është përmbyllur procesi i rinumërimit të 30 kutive të votimit, për të cilat KQZ kishte vendosur të rinumëroheshin.

Po ashtu, gjatë mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 115 kutive të votimit, pasi janë vërejtur mospërputhje të votave të kandidatëve dhe subjekteve politike.


Ahmetaj para anëtarëve të KQZ-së ka paraqitur raportin preliminar ku janë dhënë arsyet e pavlefshmërisë së fletëvotimeve.

Sipas tij nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme, 518 në total në 30 vendvotimet e rinumëruara është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim.

Në 205 raste janë shënjuar më shumë se një subjekt politik, kurse në 250 raste është gjetur se votuesi ka harruar të shënjojë subjektin politik, duke shënjuar vetëm kandidatët. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm qëllimisht në 62 raste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori