LAJMI I FUNDIT:

KQZ vendos: Komisionerët e papërgjegjshëm në zgjedhjet e 17 tetorit nuk do të angazhohen në balotazh

KQZ vendos: Komisionerët e papërgjegjshëm në zgjedhjet e 17 tetorit nuk do të angazhohen në balotazh
Foto: Ilustrim/Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në raundin e dytë të zgjedhjeve të mos jenë të angazhuar komisionerët të cilët nuk kanë treguar përgjegjshmëri në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor.

Për këtë është diskutuar edhe paraprakisht në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në KQZ, Arianit Elshani ka kërkuar që komisionerët dhe kryesuesit të cilët ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë të vëmendshëm apo pjesë e skemave të organizuara, mos të jenë të angazhuar në raundin e dytë.


“Ne edhe me parë si KQZ kemi kërkuar që ato këshilla të vendvotimeve pra komisionerët dhe kryesuesit të cilët kanë qenë të pavëmendshëm në ditën e zgjedhjeve, apo kanë qenë pjesë e skemave të organizuar, qofshin ato të subjekteve politike, këshilltarë komunal të mos jenë të angazhuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për shkak që e dëmtojnë vet KQZ-në. E dëmtojnë dhe manipulojnë votën e qytetarit, por edhe nxjerrin kryetar apo këshilltare komunal jo legjitim”, ka thënë Elshani.

Me këtë është pajtuar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Sami Kurteshi, i cili tha se kjo kërkesë është bërë me parë nga vet KQZ-ja.

“Ata komisionerë që e kanë përcjellë një vendvotim të tillë me mangësi të tilla mos me qenë më komisioner. Ne e kemi bërë këtë ftesë si KQZ qysh në fillim, megjithatë ata nuk e kanë marrë seriozisht sepse janë duke menduar që hajt ka me shku qysh ka shkuar përpara. I bëjmë na këtu luajmë me vota, se unë e kam kushëririn aty, ai ma jep mu edhe veç kështu shkon. Kështu ka edhe në QNR[…]ka njerëz që nuk din me shkru në QNR, ka njerëz komisioner të partive politike që as nuk e nënshkruajnë as nuk e dinë çka nënshkruajnë”, tha Kurteshi.

Pas këtij diskutimi, KQZ ka marrë vendim për largimin e të gjithë komisionerëve ku pas hetimeve dhe rinumërimit në QNR është konstatuar dallimi në më shumë se 1 votë tek subjektet politike dhe në më shumë se 3 vota tek kandidatët për këshilltarë komunal. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në facebook, Arianit Elshani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori