Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një komunikate për media ka sqaruar për të gjithë qytetarët e Kosovës, procesin e numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të Komunës së Istogut.
“Në rivotimin për kryetar të Komunës së Istogut kanë qenë 481 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta (VPNV) dhe 24 vota të cilat kanë ardhur përmes postës. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas përfundimit të procedurave të konfirmimit, jo të gjitha këto vota kanë përmbushur kriteret ligjore për tu numëruar. Pas përfundimit të kësaj procedure, në QNR, është vërtetuar se nga numri i përgjithshëm (481) i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta që i plotësojnë kriteret ligjore janë 309 të tilla, ndërsa 172 vota janë refuzuar. Kurse, nga numri i përgjithshëm (24) i votave përmes postës, pas procedurave është konfirmuar se të gjitha i plotësojnë kriteret ligjore”, thuhet në njoftim.
Pasatj në njoftim theksohet se si përfundim kemi pasur:
NUMRI I VOTAVE ME KUSHT DHE VPNV 309
NUMRI I VOTAVE PËRMES POSTËS 24
Totali: 333
NUMRI I VOTAVE ME KUSHT DHE VPNV TË REFUZUARA 172
Gjatë konfirmimit të Votave me Kusht dhe VPNV-ve, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatave janë refuzuar 172 zarfe me fletëvotime. Arsyet se përse janë refuzuar këto vota dhe nuk janë numëruar – kanë të bëjnë me mosplotësim të kritereve ligjore, si në vijim:
• Në 108 raste votuesit nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve;
• Në 61 raste votuesit nuk kanë qenë nga komuna e Istogut, por nga komuna të tjera;
• Në 2 raste votuesit nuk kanë qenë të regjistruar si votues të kategorisë së Nevojave të Veçanta; dhe
• Në 1 rast është vërtetuar se votuesi ka votuar edhe në Vendvotimin e rregullt.
Me qëllim të sigurimit të një procesi transparent dhe të besueshëm para qytetarëve të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar fletëvotimet e konfirmuara të këtyre kategorive në prezencë të mediave, vëzhguesve të subjekteve politike dhe të shoqërisë civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit