LAJMI I FUNDIT:

KQZ-së i zhduken qindra fletëvotime!

KQZ-së i zhduken qindra  fletëvotime!

Të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rezultatin e votimeve të ditës së djeshme tregojnë se 915 fletëvotime janë më pak në kuti, se sa numri i nënshkrimeve në listat e votuesve.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja shkruan kallxo.com, nga 97,83% e votave sa janë numëruar deri më tani në listat e votuesve janë nënshkruar 735639 qytetarë. Ndërsa numri i fletëvotimeve në kutitë e votimeve është për 915 fletëvotime më i vogël, apo 734724.

Askush deri më tani nga zyrtarët e KQZ-së, nuk ka dhënë ndonjë sqarim për këtë dallim kaq të lartë në mes numrit të nënshkrimeve në listat e votuesve dhe numrit të fletëvotimeve nëpër kuti.


Tutje të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, tregojnë se 1.872.941 votues të regjistruar të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 760 mijë qytetarë. Po sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri më tani janë numëruar votat në 2436 vendvotime, nga 2490 sa janë gjithsej, apo 97,83% të votave.

Po ashtu nga rezultate e deritanishme del se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 51.817.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori