Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzuesin për vëzhguesit e akredituar të cilët do të jenë të angazhuar për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një komunikate, KQZ ka bërë të ditur se vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.


“KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

Udhëzuesi i plotë për Vëzhgues:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit 128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013, bën pranimin e kërkesave për vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve. Prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor, bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj. Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë miratimin nga KQZ-ja. Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve Vëzhguesi, ka të drejtë: T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.  Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të vendvotimeve.  Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.  Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas ditës se zgjedhjeve. Përgjegjësit e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor, janë:  Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.  Mbajtja e distinktivi të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.  Ndalohet bartja e shenjave dallues të cilat shërbejnë si mjete propagandues ose ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose kandidati;  Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikoj në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe në procesin e të votuarit. Mediat/Qasje në procesin zgjedhor Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.  Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për publikun dhe mediat; Çka ju ndalohet Mediave ? Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:  Integritetin e procesit zgjedhor.  Heshtjen zgjedhore.  Privatësinë dhe fshehtësinë e votës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor. Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:  Ankesë pranë KQZ-së.  Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.  Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunale të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të bëhen brenda afatit prej (24) orësh. Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte: Faktet për të parashtruar ankesë  Përshkrimi i fakteve,  Vendi,  Koha e ngjarjes,  Emri i vëzhguesit,  Emri i subjektit apo organizatës,  Numri i tij/saj i distinktivit. Distinktivi i Vëzhguesit LETERNJOFTMI Vërejtje: Vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor. KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor. /Telegrafi/