LAJMI I FUNDIT:

KQZ në Shqipëri me dy variante për votën e emigrantëve

KQZ në Shqipëri me dy variante për votën e emigrantëve

Para aplikimit kërkohet deklarimi i adresës së përhershme.

Në një raport të parë të punës për votën e emigrantëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dale me dy variante. I pari parashikon përdorimin e faqes se internetit E-Albania.

Çdo shtetas që jeton jashtë Shqipërisë duhet të regjistrojë adresën e përhershme në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe të deklarojë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit. KQZ për zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit do të mundësojë shërbimin online për të paraqitur kërkesën për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve që votojnë.


“Për shkak të pamundësisë kohore, dhe kapaciteteve teknike të kufizuara, vlerësohet që ky shërbim për këto zgjedhje të ofrohet nëpërmjet infrastrukturës E-Albania”, thuhet në dokumentin e KQZ.

Për këtë model KQZ jep shembujt e vendeve si Austria, Bosnjë Hercegovina dhe Sllovenia. Varianti i dytë parashikon që në KQZ të ngrihet një sistem i dedikuar për shtetasit shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë vendit, të cilët duhet të bëjnë një kërkesë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe në këtë rast do të kërkohet vendbanimi i përhershëm i emigrantëve dhe dokumentet e tjera identifikues si: Pasaportë ose kartën e identietit shqiptare.

Sipas raportit KQZ do të bashkëpunojë me ambasadat dhe misionet diplomatike, për të përcjellë mesazhet informuese për procedurën e regjistrimit, rëndësinë e pjesëmarrjes në votim, mënyrën e votimit dhe protokollet teknike për realizimin e procesit. / Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori