Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka po merr pjesë në ngjarjen më të madhe në fushën e zgjedhjeve, e organizuar nga Asociacioni i Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB), që po mbahet në kryeqytetin rumun, Bukuresht.
Sipas një komunikate të KQZ-së, në konferencën vjetore të këtij Asociacioni po marrin pjesë qindra zyrtarë zgjedhorë nga më shumë se 60 institucione që janë të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve në shtete të ndryshme të botës, për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat në fusha të shumta që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
“Temë kryesore e kësaj ngjarjeje është: Përdorimi i teknologjisë në rritjen e transparencës së proceseve zgjedhore. Para fillimit të kësaj konference është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të A-WEB’it ku janë zgjedhur organet e rejat të këtij asociacioni, në mesin e tyre edhe Bordi Ekzekutiv. Ky Bord do të përbëhet nga 17 përfaqësues nga kontinente të ndryshme, në mesin e tyre 3 përfaqësues për kontinentin europian. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë është rizgjedhur në këtë bord, për çfarë pati edhe mbështetjen e delegacionit nga Kosova”, thuhet në komunikatë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është bërë anëtar me të drejta të plota i Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) në tetor të vitit 2013.
Aktualisht A-WEB përbëhet nga 106 Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme nga e gjithë bota. Ky Asociacion, me ndryshimet e bëra gjatë Asamblesë së Përgjithshme do të ketë status të organizatës ndërkombëtare me karakter ndërshtetëror.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është pjesë përbërëse e njërit prej organeve kryesore të këtij Asociacioni, siç është Komiteti i Auditimit i A-WEB’it, funksionet e së cilit përfshijnë vlerësimin vjetor të menaxhimit të Sekretariatit, zbatimin e programeve dhe mbikëqyrjes së financave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj tre shtetasve Çek, kanë bërë gërmime pa leje në një zonë të mbrojtur në Maqedoni

Kallëzim penal kundër zyrtarëve të burgut në Shtip, ndihmuan një të burgosur të gjente drogën e transferuar në oborrin e burgut

Dita e Kushtetutës, Haradinaj: Kosova ka nevojë për një qeverisje që respekton Kushtetutën dhe ligjin

Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump

Kurti hesht për refuzimin e ftesës nga Abdixhiku - nuk tregon nëse do të ketë ftesa për partitë e tjera

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten