Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen nesër në 19 komuna dhe ku të drejtë vote kanë 1,353,613 persona.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se materiali i ndjeshëm zgjedhor do të dërgohet sot gjatë ditës në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.
“Tashmë të gjitha përgatitjet për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve që do të mbahet në 19 komuna, si dhe rivotimi për kryetar të komunës së Parteshit janë përmbyllur, ka mbetur gjatë ditës së sotme dhe materialit të ndjeshëm zgjedhor, fletëvotimeve dhe materialit tjetër përcjellës nga depoja qendrore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, ku do të kemi proces të votimit gjatë ditës së nesërme”, ka thënë ai.
Sipas tij, shpërndarja e materialit po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovë, ndërsa nesër në mëngjes nga depot komunale të zgjedhjeve, ky material do të shpërndahet për në qendrat e votimit, ku do të ketë proces të votimit.
Elezi ka thënë se për raundin e dytë të zgjedhjeve kanë qenë 6,000 persona me të drejtë vote jashtë vendit, duke shtuar se ky proces është përmbyllur më 17 nëntor, ndërsa sot ose nesër presin raportin e votimit.
Përndryshe, numri i votueseve në 19 komunat, që nesër kanë të drejt vote, është 1,353,613. Ata janë të shpërndarë në 614 qendra të votimit me gjithsej 1,777 vendvotime.
KQZ ka angazhuar më shumë se 14 mijë komisionerë, kurse, janë më shumë se 12 mijë vëzhgues të akredituar, të cilët do ta përcjellin nga afër procesin zgjedhor në 19 komuna, si dhe rivotimin në komunën e Parteshit, ku janë tri qendra të votimit me gjithsej shtatë vendvotime, në të cilat kanë të drejt vote 4,694 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: BDI nuk është parti politike, por makineri e lajmeve të rreme

Aksioni kundër fajdesë në Prizren – prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania