Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot, akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në grupin e parë bëjnë pjesë 95 vëzhgues nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 1 mijë e 725 nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 234 nga Koalicioni Vakat dhe 220 vëzhgues nga Demokratska Stranka.
Këta vëzhgues, nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara përfundon me 15 janar 2025.
“Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen me 9 shkurt 2025, afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara, përfundon me 15 janar 2025. PDK, nga data 30 dhjetor 2024, deri me datën 12 janar 2025 ka përfunduar aplikimin për 95 vëzhgues, të cilët nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë, siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme, dhe të gjithë vëzhguesit janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve… LDK, në grupin e parë përfshin një mijë e 725 vëzhgues. Nga radhët e subjektit politik të certifikuar Koalicioni Vakat, në numrin prej 234 vëzhgues. Nova Demokratska Stranka në kuadër të grupit të parë, ka përfshirë 220 vëzhgues”, tha Buzhala.
Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore dhe qeveritare-ndërqeveritare, do të përfundojë më 25 janar 2025. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025. Ndërsa, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare, do të përfundojë më 25 janar 2025, të cilët mund të aplikojnë në platformën online të KQZ-së, https://apliko.kqz-ks.org.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë