Komisioni i Pavarur i Mediave ka pranuar shtatë ankesa lidhur me shown televiziv dhe përmbajtjen e tij, por ende nuk ka arritur t’i shqyrtojë këto ankesa, ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Jeton Mehmeti gjatë takimit me Komisionin për të drejtat e njeriut ku temë diskutimi ishte promovimi i dhunës ndaj grave nё media.
Mehmeti teksa foli për natyrën e ankesave të pranuara, tha se për shkak se shumica e tyre janë pranuar dje nuk kanë arritur t’i trajtojnë. Ai tha se për këtë shfaqje televizive nuk kanë mbajtur mbledhje.
“Kemi pranuar shtatë ankesa katër prej të cilave kanë të bëjnë me detyrimin e viktimës për të ndarë të njëjtën hapësirë me dhunuesin. Një ankesë tjetër ka të bëjë me keqpërdorimin e inteligjencës artificiale nga ky shou televiziv… Kemi një ankesë tjetër nga një qytetar i cili thotë se ky show është jo edukativ prandaj si KPM duhet ta ndaloni, natyrisht kemi edhe një ankesë tjetër i cili thotë se thjesht ndjehem i fyer nga komentet e analistit në studio i cili bënë komentimin e ngjarjeve në show. Asnjëra prej këtyre ankesave nuk kemi arritur t’i trajtojmë sepse kanë ndodhur shumë shpejt në këto ditët e fundit shumica prej tyre kanë ndodhur dje”, theksoi ai.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje kërkoi të di arsyen e mos reagimit të KPM-së lidhur me përmbajtjen e show të realitetit.
“Pse nuk keni reaguar, pse jemi në këtë gjendje a keni pas arsye me reagua pas informatës që personi në fjalë ka qenë banor në shtëpi, a keni pas bazë ligjore për të reaguar”, pyeti Balje.
E shqetësuar për përmbajtjen e këtij show televiziv u shpreh edhe anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu e cila tha se nuk kanë të drejtë t’i diktojnë një mediumi se kë mund ta ftojë ose jo në emision. Ajo tha se në bazë të Konventës së Stambollit mediat kanë përgjegjësi që të evitojnë promovimin e dhunës.
“Edhe për mua ka qenë shumë shqetësuese, është shqetësues nëse e shoh prej pjesës personale, në anën tjetër sa i përket pyetjes tuaj… Në bazë të dokumenteve tona nuk është se ne kemi të drejtë një televizioni t’i diktojmë se kë mund ta ftoj në një emision do ta përjashtoj edhe pse neve personalisht edhe si KPM dhe si anëtarë dhe qytetarë na ka shqetësuar jashtë mase. Ta kishim pasur një të drejtë të tillë, të jeni të sigurt nëse askush tjetër unë do ta ka kisha iniciuar”, theksoi ajo.
Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza theksoi se promovimi i dhunës është i papranueshëm.
“Situata është vërtetë bardhë dhe zi, ne kemi një situatë ku ne kemi një grua që ka dalë në televizion edhe ka thënë “kam dhunë fizike”, ka dalë me shenja të dhunës, e kemi parë të gjithë edhe tash jemi në një situatë tjetër ku i njëjti person i cili është akuzuar dhe ka pasur urdhër mbrojtës…sot është në të njëjtën shtëpi dhe produksioni i vendos përballë me u sqarua… Për mua kjo është totalisht e papranueshme”, thekoi ajo.
Mos promovim të dhunës në medie kërkoi edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.
“Nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të mbrojtur të drejtën themelore e në këtë rast të grave dhe në të njëjtën kohë mundësinë që medie mos të jenë me apo pa dashje me qenë promovues të dhunës. Kjo është shqetësimi im kryesor, ky emision mund të jetë vetë pretekst por megjithatë mendoj se kemi debat më të gjerë në këtë se si mund të kemi rregullore që mediat vetvetiu ta kuptojnë deri ku shkon gjuha seksiste dhe dhunimi psikik emocional”, theksoi ajo.
Nimon Rracaj, kryeshef ekzekutiv në KPM, theksoi se pa analizimin e kërkesave dhe përmbajtjes është herët të flitet nëse ka pasur shkelje me këtë rast ose jo.
“Ne do ta mbikëqyrim përmbajtjen nëse aty banorët që janë prezent manifestohet dhuna dhe promovohet dhuna si e tillë ka bazë të reagojë KPM, sepse në përmbajtje është duke ndodhur promovimi… KPM nuk ka mandat të mbikëqyrë zbatimin ose jo të masave penale nëse ka masa penale është dashur të reagojnë institucionet përkatëse”, deklaroi Rracaj.
Lidhur me përmbajtjen e showt të realitetit ka pasur reagim të madh nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët