LAJMI I FUNDIT:

Kozniku: Lojtarët e Kroacisë do të priten si mbretër në Shkodër

Kozniku: Lojtarët e Kroacisë do të priten si mbretër në Shkodër

Ndeshja e 6 tetorit mes Kosovës dhe Kroacisë, do të jetë shumë emocionuese për Ardian Koznikun.

Gjakovari që ka veshur fanellën e Kroacisë, e që ka qenë pjesë e atij ekipi të suksesshëm të botërorit të vitit 1998, ka folur për përballjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Kozniku në një intervistë për ‘Tportal’, deklaron se për të ndeshja Kosovë – Kroaci është shumë emocionale.


Ai tutje shton se lojtarët e Kroacisë më 6 tetor në Shkodër, do të priten si mbretër.

“Sigurisht që kjo ndeshje për mua do të jetë shumë e vështirë. Unë e dua Kosovën siç e dua Kroacinë. Kur unë luaja për Kroacinë, nuk kam promovuar vetëm futbollin shqiptar, kam promovuar edhe Kosovën dhe Gjakovën. Njëjtë edhe Kujtim Shala, që veshi fanellën e Kroacisë në ndeshjen e parë historike ndaj SHBA-ve në vitin 1990”, deklaroi Kozniku për Tportal, përcjell Lajmi.net.

FSHF vendos, FFK nuk do të paguajë për ndeshjet që i luan në ‘Loro Boriçi’
Lexo po ashtu FSHF vendos, FFK nuk do të paguajë për ndeshjet që i luan në ‘Loro Boriçi’

“Realisht Kroacia sot, që për disa vite është në top 10, është më e mirë se Kosova, me lojtarë që luajnë në klube të mëdha”.

“Në Shqipëri, në Shkodër, Modric, Mandzukic dhe të tjerët do të priten si mbretër, jam i sigurt për këtë. Megjithatë, Kroacia duhet ta tregoj veten në fushë ku edhe është favorite, por përballë 16 mijë tifozëve lojtarët e Kosovës nuk do të kursehen. Mund të them se nuk po mund të pres për këtë ndeshje, dhe nuk do ta humbas mundësinë për ta jetuar”, ka shtuar Kozniku.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori