LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

Kotzias: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

Ndryshimet që kanë ndodhur në botë na çojnë në përfundimin se duhet të intensifikojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në rajonin e Evropës Juglindore, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fjalimin e hapjes së Takimit të III-të Ministerial të shefave të diplomacive të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, që po zhvillohet në Selanik.

Duke iu referuar katër vendeve që marrin pjesë në takim, Kotzias theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për dy qëllime, që Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësoheshin në BE dhe që të përgatiteshin për bashkëpunimin e tyre brenda unionit.

Ai shprehu kënaqësinë që kjo iniciativë, që kishte filluar dy vite e gjysmë më parë në Greqi, ishte shndërruar në një institucion dhe që ishte zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të ministrave të tjerë, përveç atyre të katër vendeve.


“Kjo iniciativë është shndërruar në një bazë të përbashkët për bashkekzistencën tonë, ku ne mund të shkëmbejmë pikëpamje ndershmërisht, drejtpërdrejt dhe të sinqerta, ashtu siç bëjmë gjithmonë. Ne kemi probleme, por ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhëniet tona duke i mbuluar ato. Duke i diskutuar ato, duke shkëmbyer mendime, kritika dhe komente, na ndihmon të zgjidhim problemet dhe të bëjmë progres”, theksoi Kotzias.

Kotzias do të ketë takime dypalëshe me homologët e tij shqiptar, Ditmir Bushati, bullgare, Ekaterina Zakharieva dhe maqedonas, Nikola Dimitrov./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori