LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Rezoluta nuk e përmend aktin terrorist të Hamasit, prandaj votuam “të përmbjatur”

Kovaçevski: Rezoluta nuk e përmend aktin terrorist të Hamasit, prandaj votuam “të përmbjatur”

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për rezulton për një armëpushim të ardhshëm në Rripin e Gazës, ku Maqedonia e Veriut abstenoi.

Maqedonia e Veriut mbështet aspektin humanitar të rezolutës jordaneze, respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare, domosdoshmërinë e mbrojtjes së civilëve dhe aksesin e tyre në nevojat themelore të jetës rrymës ujë dhe ilaçe. Nga ana tjetër, një dobësi e madhe e rezolutës është mos përmendja e aktit terrorist të Hamasit nga 7 tetori, të cilin ne e dënuam, si dhe të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur, prandaj votuam për amendamentin kanadez të rezolutës”, u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e një gazetari.


Sipas tij, vendimi për të votuar nuk ka qenë i lehtë.

“Ne vendosëm të votojmë “abstenim” sepse rezoluta nga njëra anë trajton çështje humanitare, me të cilat ne pajtohemi dhe i mbështesim. Por mungesa e përmendjes së asaj që bëri Hamasi më 7 tetor nuk lë vend për një qasje tjetër në lidhje me votimin,” tha Kovaçevski.

Kryeministri thotë se duhet të vazhdojmë aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Mesme.

Ai bëri thirrje që të shikohen votat për rezolutën e përfundimtare dhe për amendamentin kanadez që është dorëzuar, siç tha Kovaçevski, për të përfunduar rezolutën, por nuk është pranuar para votimit përfundimtar.

“Kjo është arsyeja pse një numër i madh vendesh vepruan si vendi ynë. Ambasadori Fëçovski natyrshëm e ka marrë pozitën nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila është pjesë e Qeverisë dhe bëhet fjalë për qëndrimin tonë”.

Për rezolutën, 120 vende votuan “pro”, 14 “kundër”, dhe 45 ishin “abstenime”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori