LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski pret që negociatat me BE-në të përfundojnë deri në vitin 2030

Kovaçevski pret që negociatat me BE-në të përfundojnë deri në vitin 2030

Qeveria ka marrë vendim për krijimin e strukturës për negociata për anëtarësim të Maqedonisë në BE, informoi sot në konferencë për media kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq do të jetë negociatori kryesor dhe ekipi do të përfshijë gjithashtu ekspertë vendas, nëpunës civilë dhe ekspertë jashtë institucioneve, si ekspertë të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kovaçevski beson se institucionet kanë kapacitet për negociata me BE-në dhe pret një strukturë cilësore dhe efikase që do të përballet me sfidat. Ai bëri të ditur se i gjithë procesi do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. Ai bëri apel për konsensus social për të arritur progres drejt BE-së, si dhe thirrje për opozitën që të marrë pjesë, të mbështesë dhe të ndihmojë procesin.


“Negociatat duhet të vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më parë. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është një qëllim i arritshëm”, tha Kovaçevski.

Ai pret që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE gjatë zgjerimit të ardhshëm dhe të bëhet pjesë e Unionit me mbrojtjen e interesave shtetërore.

“Më 19 korrik, kur nisëm negociatat, kthyem një faqe të re në histori, treguam se po marrim vendime burrështetas për përparimin e vendit. Konferenca ndërqeveritare konfirmoi përkushtimin strategjik për euron dhe integrimin euroatlantik. Qeveria është e përkushtuar ndaj reformave evropiane. Nuk ka alternativë për BE-në, ky është qëllimi ynë strategjik”, tha kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori