Kovaçevski për “Ballkanin e Hapur”: Do të thotë interes më i madh për investime dhe vende të reja pune

Iniciativat si Ballkani i Hapur, të cilat kanë përfitime reale siç është panairi i parë ndërkombëtar i ushqimit, verës dhe turizmit në Beograd, është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar një dinamikë të re në bashkëpunimin tonë rajonal dhe për të siguruar prosperitet ekonomik dhe një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për gazetën serbe “Politika”.
Kovaçevski në intervistë foli për rëndësinë e Ballkanit të Hapur dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit.
“Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni, tradicionalisht ka një klimë ku ka ushqim dhe verë të mirë. Është e rëndësishme të tregohet kjo dhe të punohet në përmirësimin e kapaciteteve të përgjithshme. Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në panair është me të vërtetë e një rëndësie të madhe për ekonominë e vendit. Kompanitë që ekspozojnë këtu do të sigurojnë eksport më të madh, blerje dhe vendosje dhe tregje të reja për ushqimin dhe verërat maqedonase. Do të sigurohet promovim i shkëlqyer i objekteve turistike në Maqedoninë e Veriut dhe tërheqja e turistëve të rinj, kryesisht nga rajoni”.
“Nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë 42 kantina dhe 3 distileri, të cilat do të prezantojnë më shumë se 300 lloje të ndryshme të verërave dhe rakive maqedonase, si dhe do të prezantohen më shumë se 10 prodhues ushqimesh. Ministria jonë e Bujqësisë është përpjekur me të vërtetë që t’u ofrojë atyre një promovim të shkëlqyer, duke pasur parasysh faktin se Panairi pritet të ketë qindra mijëra vizitorë. Shkurt thënë, ndërlidhjet e tilla janë veçanërisht të rëndësishme për rajonin dhe për ekonominë e vendeve”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani, përfshirë edhe memorandumet e mirëkuptimit, po bëjmë një hap para drejt uljes së barrierave burokratike për rritjen e qarkullimit të njerëzve dhe kapitalit.
“Në fakt, ne po flasim tani për zbatimin e vlerave themelore të BE-së, ndërkohë që procesi ynë i bisedimeve me BE-në vazhdon. Përfitimet e Ballkanit të Hapur tashmë janë të dukshme dhe besoj se kështu do të vazhdojë. Sigurisht që po punohet intensivisht për të tejkaluar pengesat administrative për gjithçka që do të na afrojë një hap më afër synimeve të përcaktuara, por mendoj se jemi në rrugën e duhur për të bërë seriozisht një rajon të vetëm që do t’u mundësojë qytetarëve të tij të përparojnë më shpejtë”.
“Për sa i përket përfitimeve specifike të Ballkanit të Hapur, besoj se dimensioni ekonomik nga i cili përfitojnë qytetarët dhe ekonomia është praktikisht më i rëndësishmi, veçanërisht në këtë moment. Të gjithë ne, individualisht si shtet, jemi interesant për investitorët e huaj dhe vendas, por së bashku, si rajon, investitorët do të kenë një interes shumë më të madh për investime dhe për krijimin e kapaciteteve dhe vendeve të reja të punës”, tha Kovaçevski dhe shtoi se Ballkani i Hapur në rajon dhe pozitivisht është pranuar në komunitetin e biznesit dhe të gjitha kompanitë do të përfitojnë nga pjesëmarrja në tregun rajonal.
Kovaçevski nënvizoi se konkurrenca dhe cilësia do të rriten, qytetarët do të kenë shanse më të mëdha për zhvillim personal, ndërsa kompanitë do të kenë mundësi për vendosje dhe bashkëpunime të reja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

LSDM: Antikorrupsioni të hap rast për deklaratën e Izet Mexhitit për punësimin e rreth tre mijë personave

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri