LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në Ballkan

Kovaçevski: Impianti i ri fotovoltaik në Novaci është më i madhi në Ballkan

Me mbi 280 ditë me diell dhe me potencialet e ujit dhe të erës, mundësuam pavarësinë energjetike të vendit. Në këto dy vite kemi krijuar pothuajse 450 megavat energji të rinovueshme, tha kryeministri Kovaçevski në hapjen e termocentralit të ri diellor në Novaci.

Kryeministri tha se deri në fund të vitit do të instalohen gjithsej 600 megavat.

“Për momentin më e rëndësishmja është që nuk ka investime pa stabilitet ekonomik, politik dhe të sigurisë. Hyrja në NATO konfirmon se numri dhe sasia e investimeve në vend janë në rritje në të gjitha industritë, veçanërisht në fushën e energjisë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një rajon paqësor, të qëndrueshëm, të bashkuar që një ditë së shpejti do të bëhet pjesë e tregut evropian prej 500 milionë banorësh. Kjo do të thotë se ajo që ne bëjmë këtu do të jetë në dispozicion të një tregu prej 500 milionë banorësh”, tha Kovaçevski dhe shtoi se Maqedonia e Veriut ka një plan ambicioz për kalimin në teknologji të pastra, dhe braktisjen e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, që aktualisht është më e përhapura, nëpërmjet konceptit të investimeve strategjike.


“FEC Novaci” aktualisht është më i madhi në Ballkan. Termocentrali i ri ka një kapacitet total prej 55 megavat dhe parashikohet të prodhojë 85,000 MWh në vit, që është energji elektrike e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e 30,000 familjeve”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori