LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç për rritjen e përshpejtuar ekonomike

Kovaçevski: Bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç për rritjen e përshpejtuar ekonomike

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, mori pjesë në seancën e parë të punës, kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët dhe përmirësimit të konvergjencës me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrësit e seancës diskutuan për procesin e Berlinit, i cili ka një rol kyç si nxitës i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtues i procesit integrues për BE-në.

U theksua formati i tij i rëndësishëm gjithëpërfshirës që shërben si katalizator për projektet e integrimit ekonomik, investimeve dhe lidhjes që synojnë pajtimin, sigurinë, rritjen, punësimin dhe prosperitetin.


Drejtuesit e sesionit prezantuan pikëpamjet e tyre për rolin e tregut të përbashkët rajonal, i cili mundëson një transformim më të thellë të integrimit ekonomik rajonal.

Në seancën e parë të punës, Kovaçevski theksoi rëndësinë e procesit reformues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të përshpejtojë rritjen ekonomike, do të mbështesë konkurrencën dhe kjo do të thotë mundësi për hapjen e kompanive të reja dhe vendeve të reja të punës.

Në takim u theksua se sundimi i ligjit, parandalimi i korrupsionit dhe qeverisja e mirë janë kyçe për progresin e rajonit, me të cilat reformat strukturore do të përshpejtojnë afrimin e rajonit në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori