Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka thënë se ndeshja ndaj Borussia Dortmundit është pothuajse vendimtare.

Sipas tij nëse Dortmundi fiton, shtatë pikë dallim do të ishin shumë.


“Është e qartë se Dortmundi është favorit. Ata kryesojnë tabelën e klasifikimit me një diferencë prej katër pikësh dhe tashmë jemi ne ndjekësit e tyre. Shtatë pikë do të ishte një dallim shumë i madh në pikë”.

christian pulisic david alaba borussia dortmund bayern munich 3rekiw8ljhtv1kxqugj090k7d

“Në rast fitoreje do të ishte një motiv pozitive për ne. Mendoj se Dormundi aktualisht është një skuadër me shumë pak të meta”

“Ndoshta paraqitjet tona të deritanishme nuk kanë rezultuar të suksesshme, sikundër ato të Dortmundit, por është e sigurt se ne do të bëjmë më të mirën tonë në fushë”.

“Kemi shumë për të humbur në rast disfate, ndaj ky është një motivim i mirë për të kapërcyer këtë ngërç”, ka thënë Kovac.

videodb 7478 75639 11106164  05 HD

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich zhvillohet të shtunën nga ora 18:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app