LAJMI I FUNDIT:

Kovac: Boateng dhe Lewandowski qëndrojnë te Bayerni

Kovac: Boateng dhe Lewandowski qëndrojnë te Bayerni
Boateng - Lewandowski (Getty Images)

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, ka paralajmëruar skuadrat e interesuara se Jerome Boateng dhe Robert Lewandowski nuk do të largohen këtë verë.

Kovac u prezantua zyrtarisht nga Bayerni sot (e hënë), si trajneri i ri i skuadrës më të madhe gjermane.

Por, në prezantimin e tij, trajneri kroat menjëherë duhej të shmangte pyetjet në lidhje me lojtarët Boateng e Lewandowski, të cilët kanë qenë të lidhur me Juventusin gjatë javëve të fundit.


Niko Kovac: 10 gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Bayern Munich
Lexo po ashtu Niko Kovac: 10 gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Bayern Munich

“Boateng? Ai do të qëndrojë me ne. Unë kam biseduar tashmë me të”,  ka thënë fillimisht Kovac në prezantimin e tij.

Niko Kovac (Foto: Bayern Munich/Twitter)

“Unë stërvita vëllanë e tij në Frankfurt dhe do të ndjehem mirë edhe me Jeromin, ashtu siç kam bërë me Kevin Princin”.

Allegri ka kërkuar sulmues të ri, Lewandowski mund të jetë zgjidhja
Lexo po ashtu Allegri ka kërkuar sulmues të ri, Lewandowski mund të jetë zgjidhja

“Lewandowski? Ai ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2021”.

“Ai do të qëndrojë sepse ai është një element i rëndësishëm për klubin tonë”, përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori