LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Kompromis do të thotë se palët duhet të japin atë çka duhet dhe nuk mund të marrin atë çka e kanë në kokë (Video)

Kotzias: Kompromis do të thotë se palët duhet të japin atë çka duhet dhe nuk mund të marrin atë çka e kanë në kokë (Video)

Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov sot pas takimit në Shkup kanë mbajtë konferencë për shtyp ku kanë shprehur gatishmëri për zgjidhje të kapshme për dy palët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mundohemi të ndërtojmë besim mes dy vendeve, edhe pse ka paragjykime. Nga dy anët ka dëshirë për të gjetur zgjidhje që do të hap rrugë për të ardhmen. Nuk ndihmojnë sulmet e dy palëve. Javën e ardhshme do të hapim këtë temë edhe me negociatorin Niemetz. Nëse duhet, do të takohemi edhe herë tjera” tha Nikolla Dimitrov.

Jam i lumtur që jam këtu, në shtetin fqinj. Ashtu si premtova, erdha pas ndërrimit të emrit të aeroportit, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejtë BE-së. Besoj në bashkëpunimin tonë për të ardhmen. Besoj se do t’i zgjidhim problemet që nuk i krijuam ne. Komunikimi, stabiliteti dhe bashkëpunimi do të mundësojë në zhvillimin e dy shteteve. Besoj se pengesat politike do të largohen. Jam i lumtur se do të takohem edhe me liderët e shtetit. Dua të them se në politikën e jashtme ka ndonjëherë edhe kritika. Pastaj ka sfida që zgjidhen dhe ka lëvdata. Ne, të gjithë jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje. Përveç mendimit të publikut, ne kemi detyrime që për qytetarët të gjejmë zgjidhje. Rajoni duhet të futet në BE dhe ne jemi këtu për të ndihmuar. Greqia do kompromis dhe kjo do të thotë se palët duhet të japin atë çka duhet dhe nuk mund të marrin atë çka e kanë në kokë. Shteti juaj është shtet mik për ne dhe për këtë duhet të ulemi për të gjetur gjuhë të përbashkët” tha Kotzias.


Kotzias dhe Dimitrov folën edhe me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori