LAJMI I FUNDIT:

Kotzias e qorton Zaevin, të mos flasin nëpërmjet mediave

Kotzias e qorton Zaevin, të mos flasin nëpërmjet mediave

Udhëheqësit e vendit fqinjë ta kuptojnë se nuk mund të negociohet përmes intervistave dhe deklaratave publike, thotë Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias nga Luksemburgi pas Këshillit të Punëve të Jashtme të BE, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, Nikos Kotzias, pas takimit me homologët e tij nga Bashkimi Evropian, tha se përveç situatës në Sirinë dhe programit bërthamor të Iranit, ata gjithashtu diskutuan edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ai informoi për rrjedhën e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Sqarova se deri ku janë arritur bisedimet tona me Shqipërinë dhe IRJM-në dhe gjithashtu theksova nevojën e liderëve të takimit të fundit të kuptojnë se nuk mundet të zhvillohen bisedime nëpërmjet intervistave dhe deklaratave publike. Duhte të tregohen serioz dhe të pranojnë një mënyrë çka do të na dërgojë në zgjidhjen e problemeve. /Telegrafi/