LAJMI I FUNDIT:

Kotsarev: Ndryshimet kushtetuese janë hap i vogël për deputetët, por i madh për Maqedoninë

Kotsarev: Ndryshimet kushtetuese janë hap i vogël për deputetët, por i madh për Maqedoninë

Vendi duhet të ecë në rrugën evropiane, por me dinjitet dhe do të ketë më shumë shanse për të qenë anëtar i barabartë i BE-së nëse i thotë jo ndryshimeve kushtetuese, theksoi sot kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Ljupço Kotsarev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia duhet të ndjekë rrugën evropiane. Është e vetmja rrugë që ofron siguri, progres ekonomik, mirëqenie dhe siguri për të gjithë ne dhe për vendin. Por maqedonasit duhet të ecin në atë rrugë vetëm si maqedonas me krenari dhe dinjitet. Për të ecur me dinjitet në rrugën evropiane, i bëj thirrje të 120 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë që unanimisht të deklarohen kundër ndryshimeve kushtetuese, do të jetë një hap i vogël për ta, por i madh për Maqedoninë.

Nëse themi jo tani, sado paradoksale dhe kontradiktore të duket në pamje të parë, Maqedonia do të ketë më shumë shanse të jetë anëtare e barabartë e BE-së, të mbijetojë dhe të mos shpërbëhet. Në të kundërt, nëse lejojmë ndryshime kushtetuese, do të thotë hapje e gjerë e portave për kërkesa të tjera të reja joreale, që do të sjellin përballje me tundime edhe më të mëdha”, tha akademiku Kotsarev./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori