LAJMI I FUNDIT:

KOSTT-i investon 1.5 milion euro për përmirësimin e energjisë elektrike në Rahovec

KOSTT-i investon 1.5 milion euro për përmirësimin e energjisë elektrike në Rahovec

Gjatë verës së vitit 2017 në Komunën e Rahovecit do të fillojë ndërtimi linjës 110 kv (kilovolt). Vlerë e projektit është 1 milion e 500 mijë euro dhe financohet nga BERZH, me realizimin e këtij projektit, do të rritet furnizimi me energji elektrike.

Kështu ka bërë të ditur Ilir Shala, drejtor i departamentit për menaxhim dhe implementim të projekteve në KOSTT, gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Rahovecit.

Sipas njoftimit për media, qëllimi i takimit ishte njoftimi për fillimin dhe implementimin e projekteve që financohen nga BERZH, për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, i linjës 110 kV (kilovolt) nënstacioni në Rahovec.


Kryetri Vehapi, e falënderoi drejtorin Shala për vizitën dhe për njoftimin e tij sa u përket investimeve të cilat do të bëhen nga KOSTT-i.

Vehapi, poashtu premtoi se do të jemi bashkëpunues, gjatë gjithë kohës së realizimit të projektit i cili ka për qellim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për Komunën e Rahovecit. /Telegrafi/