Kosto vjetore e jetesës është rritur me 9.4% për familjet e varfra në Maqedoni
Për rastin e Maqedonisë, rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Maqedoni u rritën me 8.8 për qind në fillim të vitit 2023. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7.8, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit
Kosto e jetesës në Maqedoninë e Veriut dhe sidomos për të varfrit është rritur më shumë se sa tregon inflacioni, analizoi Banka Botërore në një studim për Vendet e rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA). Në vitin 2023, Indeksi i Kostos së Jetesës për familjet e varfra u rrit me 9.4 për qind në Maqedoni. Të dhënat e Bankës tregojnë se këtë vit, varfëria relative me 6.7 dollarë në ditë përfshin më shumë se 23 për qind të popullsisë, shkruan gazeta KOHA. Për gati një të katërtën e vendit që jeton në varfri kosto e jetesës pas nisjes së luftës në Ukrainë është rritur ndjeshëm. Për rastin e Maqedonisë, rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Maqedoni u rritën me 8.8 për qind në fillim të vitit 2023.
Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7.8, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit.
Kostot e jetesës u vështirësuan kryesisht pas nisjes së luftës në Ukrainë. Më të varfrit dhe kryesisht ato që jetojnë në zona rurale u ndikuan më shumë. Ky trend ishte i dukshëm në shumicën e vendeve të Europës dhe Azisë, me përjashtim te Bjellorusisë, ku familjet më të pasura përjetuan inflacion më të lartë se familjet e varfra. Diferenca mesatare në normat e inflacionit ndërmjet familjeve më të varfra dhe më të pasura janë më të padukshme në vendet e zhvilluara të BE-së se sa në vendet në zhvillim. Kjo tregon se fenomeni i pabarazisë në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më i mprehtë, raporton KOHA.
Ballkani Perëndimor parashikohet të përjetojë ngadalësim të ekonomisë për shkak të përhapjes së efekteve nga pushtimi rus i Ukrainës, të tilla si konsumi më i ulët privat, kushtet më të shtrënguara financiare globale dhe një rënie e kërkesës nga Bashkimi Europian. PBB-ja e rajonit parashikohet të rritet mesatarisht në 3.4 për qind mesatarisht gjatë 2024–2025. Rreziqet e rënies dominojnë perspektivën dhe lidhen kryesisht me inflacionin e qëndrueshëm që gërryen të ardhurat dhe besimin e konsumatorëve.
Shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin në financimet nga tregu i jashtëm. Rritja më e dobët në zonën e euros mund të ulë remitancat në Ballkanin Perëndimor, duke shkaktuar më pas një rënie të konsumit privat, sidomos në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Rritja e tensioneve gjeopolitike në Rajon përbën gjithashtu një rrezik për shkak të tensioneve (Kosovë-Serbi dhe Bosnja-Serbi). Më tej Banka Botërore analizon se brishtësia politike në Ballkan përkeqëson pasigurinë, ngadalëson proceset jetike të reformave dhe shmang fokusin nga sfidat strukturore ekonomike. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze