Kur behët fjalë për zhvillimin e një lëmie përkatëse, nuk mund të anashkalohet ndikimin të cilin e ka pasur interneti në vitet e fundit. Padyshim që ky ndikim nuk ka lënë pa prekur as lëminë e marketingut. Të pranishmit në konferencën Kosoweb, organizuar nga CEED Kosova, Telegrafi dhe STIKK, patën mundësi që nga ligjëruesit më të njohur të marketingut dhe shitjes online, të informohen njëherit të mësojnë në lidhje me përparësitë e shumta të cilat i ofron interneti në lëminë e marketingut.
Konferenca filloi me prezantimin e drejtoreshës së Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – STIKK, Vjollca Çavolli e cila foli në lidhje me depërtimin e internetit në Kosovë, raport ky i bërë së fundi nga kjo shoqatë. Sipas këtij raporti, Kosova ka shënuar progres për sa i përket depërtimit të internetit me 72.1% duke u krahasuar me vendet e rajonit përfshirë këtu edhe Greqinë e Bullgarinë.
Gentian Lluka, drejtor ekzekutiv i portalit Telegrafi, shpalosi implementimin e platformave të fundit reklamuese nga telegrafi.com, platformë të cilat kanë dyfishuar shumën e të hyrave në këtë portal. Risi tjetër nga ky portal ishte gjithashtu dizajni i dedikuar telefonave mobil i cili pos tjerash hapë edhe një mundësi të re për reklamim dedikuar vetëm në këtë platformë. Zhvillimet e telegrafit kanë bërë që edhe më tutje të vazhdojë ta ruaj pozicionimin si portal më i lexuar shqiptar.
Kushtrim Xhakli ndërmarrës nga Kosova njëherit partner në kompaninë Changers, foli për rëndësinë e internetit në zhvillimin e një biznesi. Ai gjithashtu theksoi rolin e konsumatorit i cili nga një përvojë e mirë me produktin, falë rrjeteve sociale po kontribuon në marketing të atij produkti.
Në vazhdim, drejtori menaxhues nga HTTPOOL, Timotej Gala për të pranishmit ofroi disa statistika të përqendrimit të kampanjave të marketingut ku padyshim fokusi në internet printe në raport me mediet tjera tradicionale. Gala rekomandoi kompanitë që në planifikim të buxhetit për kampanja të marketingut, gjithsesi 10% e buxhetit të dedikohet për reklamim online.
Folësi kryesor i kësaj konference, Euan Semple shpalosi përvojat e veta në BBC, Nokia, Bankë Botërore e NATO. Semple foli për ndikimin dhe zhvillimin e rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre në biznes. Pavarësisht përmbajtjes së tyre, që sipas Semple 99% është e pavlefshme, ti prapë ke mundësi të zgjedhësh se kend ta ndjekësh. Semple e mbylli prezantimin duke theksuar se “nuk është mirë të jesh nga jashtë 2.0, kurse për së brenda nuk je madje as 1.0”
Pas një pauze për kafe, konferenca vazhdoi me ligjëruesin Marco Montemagno i cili për shkak të mungesës së tij, kishte përgatitur një video incizim për të gjithë të pranishmit. Ai përmendi 23 mjete të cilat duhet përdorur sot një biznes që të ketë zhvillim. Marco në pika të shkurta bëri përshkrimin e këtyre mjeteve dhe mënyrën se si të përdoren.
Në fund, të pranishmit u kyçen në diskutime të hapura me ligjëruesit përmes pyetjeve dhe përgjigjeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi