Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vendi qëndron jo mirë ekonomikisht, marrë parasysh të gjithë parametrat, në raport me vendet e rajonit.
Gërxhaliu ka kërkuar më shumë punë në drejtim të forcimit ekonomik, sesa fjalë dhe debate boshe, shpeshherë të motivuara politikisht, siç ka thënë ai.
“Në Kosovë flitet më shumë për projekte ekonomike dhe zhvillim ekonomik, por bëhet pak. Ne edhe krahasuar me rajonin qëndrojmë keq. Ne kemi bërë shumë për infrastrukturë për biznese. Por, kompanitë e huaja kanë ardhur këtu dhe jo vetëm që nuk kanë shfrytëzuar shumicën dërrmuese të resurseve të vendit, por as ujin nuk e kanë marrë prodhim të Kosovës. Një ndër këto është edhe Bechtel. Brenga kryesore në debatet që kam përcjell ka qenë ‘mos po anashkakohet kjo apo ajo komunë’. Kjo i jep ngjyrë politike këtyre diskutimeve. Duhet që këto të marrin fund. Është koha që të kemi dialog, partneritet dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka thënë ai.
Gërxhaliu shprehet se këtë vit e ka konsideruar me një disiplinë financiare, se ka deri-diku transparencë në dikasterët e Qeverisë, e se është rritur dialogu i sektorit publik me atë privat.
“E pranuam apo jo, ministri Avdullah Hoti ka bërë punë të mirë të cilën duhet t’ia kenë lakmi”, thotë ai. “Për mua shqetësues nuk është buxheti, fundja. Shqetësuese është ikja e investitorëve të huaj, kur vendet e rajonit po thithin me të madhe investime të tilla”.
Në këtë intervistë ai tregon se çfarë ka thënë për një gazetë të huaj.
“Më pyetën se çka e lidh ekonomikisht Kosovën me Turqinë. Janë pesë fjalë që i lidhin këto vende: dallaver, ryshfet, xhymryk, allashverish, tuxharet”. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës