Kosovë U21 - Spanjë U21, formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës U21 do të përballet me Spanjën U21 me fillim nga ora 19:00 në 'Fadil Vokrri'.
Do të jetë kjo ndeshja e dytë për Kosovën U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2027.
Dardanët barazuan në ndeshjen e parë në udhëtim te Rumania me rezultat 0-0, derisa synojnë të shkaktojnë befasi edhe ndaj Spanjës U21.
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka startuar me formacionin 4-4-2 në këtë sfidë, me dyshen Bujupi e Frrokaj që janë në maje të sulmit.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Seji, Sadriu, Mavraj, Shala, Parduzi, Jashari, Gashi, Ademi, Hasani, Bujupi, Frokaj.

Spanja: Astralaga, Ortiz, Keddari, Gasiorowski, Obrador, Fer Lopez, Chema Andres, Mendoza, Casalas, Gonzalo, Mayenda.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























