LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët e ‘bombardojnë’ me komente Mogherinin: Ku janë të drejtat për Kosovën?

Kosovarët e ‘bombardojnë’ me komente Mogherinin: Ku janë të drejtat për Kosovën?

Qindra komente kanë shkuar në adresën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në Facebook.

Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese në dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur kundërshtime të ashpra ndaj taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe dhe boshnjake, si dhe votimit për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Në një postim të saj në Facebok ku flitet për Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, qindra komente kanë kërkuar të drejta për kosovarët.


Së fundmi ka pasur shumë ankesa ndaj BE-së për mospërmbushjen e premtimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shumica e komenteve në  postimin e saj përmbanin fjalinë “Fuqia e të drejtave të njeriut, Po ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën?

Njëri nga këto komente ishte edhe i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori