Kosovare Asllani është zgjedhur “Sulmuesja e Vitit” nga Federata Suedeze e Futbollit në ceremoninë gala “Fotbollsgalan”.

Asllani sivjet u bë lojtare e Taconit, që tash është pjesë e Real Madridit.


Në gjashtë paraqitje në Spanjë ajo ka realizuar dy gola.

auto Kosovare Asllani 21560710557

Sivjet ajo udhëhoqi edhe Suedinë për të dalë e treta në Botëror.  Ajo shënoi tre gola në këtë kampionat.

Ajo është votuar si futbollistja sulmuese më e mirë e vitit 2019 në Suedi, nga Federata e Futbollit.

auto kosovare asllani1573509333

Asllani së bashku me Fatmire Bajramajn, konsiderohen si dy futbollistet më të suksesshme shqiptare në botë. /Telegrafi/

telegrafi sport app