Në vitin 2008, asokohe drejtoresha e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, ishte dënuar me tre vjet heqje lirie për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të kontratave të dëmshme.
Ajo ishte arratisur dhe për tre vjet, institucionet e Kosovës nuk dinin gjë për vendndodhjen e saj.
Xhema nuk kishte shkuar larg, gjendej Luginë të Preshevës dhe pas parashkrimit të lëndës, në shtator të 2015-s ajo u rikthye sërish në Kosovë.
Njësoj sikurse Leme Xhema, veproi edhe ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.
Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.
Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.
Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.
Juristi Genc Nimoni nga organizata “Çohu”, thotë se rasti i Leme Xhemës dhe Xhabir Zharkut kanë dërguar mesazh te qytetarët se sa i brishtë është sistemi i drejtësisë në Kosovë.
“Këta të dy kanë ikur për shkak të brishtësisë së këtij sistemi të drejtësisë, e për këtë mendoj se, natyrisht, fajet i bartin institucionet kryesore të drejtësisë duke filluar nga Prokuroria, gjykatat dhe në fund vetë Ministria e Drejtësisë. Realisht, zyrtarë si këta, në vend se të ishin shembull i respektimit të ligjit, këta të dy dhe të tjerë tregojnë se si Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme të tilla të mungesës së luftimit të korrupsionit, e në këtë rast e bart te qytetarët mesazhin e brishtësisë së këtij sistemi të drejtësisë dhe që natyrisht po vazhdon të ndikojë në mungesën e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thotë Nimoni për Radion Evropa e Lirë.
Jo vetëm zyrtarët, por edhe shumë qytetarë ndër vite i kanë ikur drejtësisë. Nga viti 2001 deri në vitin 2013, sipas raportit të organizatës “Çohu”, numri total i lëndëve të parashkruara apo vjetërsuara në 7 gjykatat themelore të Kosovës dhe në 17 degët e tyre, ishte 10.504.
Mirëpo, kjo shifër është rritur dukshëm nga viti 2013 deri sot. Sipas organizatës “Çohu”, numri i lëndëve të parashkruara tashmë ka arritur 20 mijë sosh.
“Nëse i marrim dhe i shikojmë statistikat e parashkrimit të lëndëve penale, nga viti 2000 deri tani, në vitin 2017, atëherë shohim se janë diku deri në 20 mijë lëndë të parashkruara. Do të thotë kjo edhe njëherë tregon se sa i brishtë është ky sistem dhe gjithashtu tregon se si një numër i madh i qytetarëve vazhdon t’i ikën ballafaqimit me drejtësinë për shkak të këtij sistemi”, thekson Nimoni.
Vazhdimisht në institucionet e Kosovës ka zyrtarë, ministra dhe kryetarë komunashtë akuzuar apo të dënuar për korrupsion.
Vetëm në Qeverinë aktuale janë tre ministra me aktakuza të ngritura. Ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, në muajin maj u ngrit aktakuzë për dy vepra penale, atë të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Po ashtu, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, përballet me një aktakuzë në lidhje me rastin e njohur si “Pronto”.
Ministri tjetër që ka aktakuzë për konflikt interesi është ai i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se duhet të krijohet një praktikë ku gjithsecili zyrtar, për të cilin ngrihet aktakuzë, duhet të suspendohet.
“Normalisht, këta zyrtarë shtetërorë, në momentin kur do të akuzoheshin ose do të ngrihej aktakuzë kundër tyre, ata do të duhej të jepnin dorëheqje ose të suspendoheshin nga puna e tyre derisa gjykata të veprojë. Në anën tjetër, argumenti qëndron në atë se gjykata vonon shumë me lëndët derisa të gjykohen dhe kjo sipas zyrtarëve të lartë, u ka shkaktuar problem atyre në kryerjen e punës pasi është prezumim i pafajësisë. Gjithsesi se ne duhet të shkojmë më tutje dhe të tregojmë që zyrtarët e lartë sapo të akuzohen, të dërgohen në suspendim ose të japin dorëheqje ata, të krijohet kjo praktikë e mirë”, vlerëson Spahija.
Edhe në qeverisjet e kaluara ka pasur ministra që kanë ushtruar funksionin e tyre, pavarësisht se janë hetuar apo akuzuar për vepra të ndryshme penale.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryetarë e zyrtarë të ndryshëm komunalë.
Ikja nga drejtësia apo vuajtja e dënimit pritet që të vështirësohet me ndryshimet në Kodin Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje