LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 zhvilloi grumbullim treditor para turneut “Roma Caput Mundi”

Kosova U19 zhvilloi grumbullim treditor para turneut “Roma Caput Mundi”

Kosova U19 e ka përmbyllur grumbullimin treditor në Kampin Nacional në Hajvali.

Qëllimi i këtij grumbullimi ishte njohja e cilësive dhe formës së futbollistëve për të mbrojtur titullin e kampionit në garën ndërkombëtare “Roma Caput Mundi”, që zhvillohet në Romë të Italisë, prej 14 deri më 20 maj.

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi tha se ky grumbullim ka për qëllim komponimin dhe seleksionimin e lojtarëve për këtë garë prestigjioze, në të cilën marrin pjesë 54 shtete.


“Këto janë stërvitje në kontinuitet, rutinë në kuptimin e komponimit dhe koordinimit e një pjesë të madhe të skuadrës, ndërsa një pjesë e vogël prej rreth 20 për qind, janë futbollistë të rinj të cilët do të provohen dhe normalisht do të mundohemi të nxjerrim prej tyre maksimumin dhe të shohim se a mund të jenë pjesë e Kosovës U19”, tha përzgjedhësi Ramiz Krasniqi.

Ai tha se dyert e Kosovës janë gjithmonë të hapura për të gjithë futbollistët që janë cilësorë dhe të mirë, deri në ndeshjet kualifikuese në tetor të këtij viti.

Për pjesëmarrjen në “Roma Caput Mundi” optimistë u shprehën edhe futbollistët.

Etnik Brruti, mesfushor, tha se përgatitja fizike e çdo lojtari është maksimale, ku në çdo stërvitje e lojë po e japin maksimumin, derisa shpreson që as rezultatet pozitive nuk do të mungojnë.

Ndërsa, Blerjon Avdimetaj, qendërmbrojtës, tha se në këto përgatitje çdo gjë po shkon shumë mirë.

“Kemi një grup mjaft cilësor ku edhe po presim të kemi shumë suksese, sikur në Romë, po ashtu edhe në ndeshjet e tjera. Në Romë shkojmë për t’u bërë kampion, vetëm këtë bindje e kemi”, tha Avdimetaj.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës U19, aktualisht është kampion i turneut “Roma Caput Mundi”, ku në shkurt të vitit 2020, në finale e pati mposhtur Moldavinë.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori