LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 udhëtoi drejt Austrisë

Kosova U19 udhëtoi drejt Austrisë

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 sot pasdite udhëtoi për në Austri, ku në qendrën e njohur sportive Leogang, do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”.

Kosova është grup me mikpritësin Austrinë, Letoninë dhe Izraelin. Para nisjes në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësi i Kombëtares U-19 z. Ramiz Krasniqi u shpreh:

“Kemi punuar dhe jemi përgatitur që jo vetëm të kemi paraqitje dinjitoze, por do të mundohemi që të kemi edhe sukses në këto ndeshje parakualifikuese”.


“Jemi të vetëdijshëm se rivalët tanë kanë përvojë në ndeshjet ndërkombëtare si dhe cilësi të mirë, por ne do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe unë besoj shumë në këta futbollistë që do të japin gjithçka nga vetja për rezultate pozitive”.

Emërorja e ekspeditës:

Rilind Nimani(FC KEK-u)
Abit Salihu (FC 2 Korriku)
Lirik Haziri (FC 2 Korriku)
Edison Kqiku (FC Drita)
Leotrim Kryeziu (FC Drita)
Lumbardh Dellova (FC Liria)
Flamur Gashi (FC Liria)
Albion Berisha (FC Ramiz Sadiku)
Lot Celina (Stromsgodset IF II)
Anes Mehmeti (SV Horchheim)
Liridon Balaj (FC Besa)
Altrim Pajaziti (FC Victoria Koln)
Adrian Behrami (FC Victoria Koln)
Dardan Dakaj (Trelleborgs FF)
Egson Gashi (SV Darmstadt 98)
Ismajl Beka (FC Wil 1900)
Arlind Ademi (Viktoria Aschaffenburg)
Lirim Kastrati (NK Lokomotiva Zagreb)
Gentrit Limani (Vfl Bochum)
Ramiz Bytyqi (NK Sava Kranj)

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Premier League
Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Premier League

"Prova shkencore" - Komiteti Olimpik detyrohet të reagojë në lidhje me polemikat për Imane Khelif

Boks
Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Premier League
Situata e medaljeve pas ditës së tetë në Paris 2024 –  Kina lider, Franca në ndjekje

Situata e medaljeve pas ditës së tetë në Paris 2024 – Kina lider, Franca në ndjekje

Sport
Kalo në kategori